“Me 30 shtator Gjykata Kushtetuese do të konstatojë shkeljen nga Dimal Basha…” /Fidan Rama

Komentatori politik, Fidan Rama, ka paralajmëruar një vendim të rëndësishëm nga Gjykata Kushtetuese më 30 shtator, i cili sipas tij do të konstatojë shkelje nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha. Ky vlerësim i tij vjen në një kohë kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi pezulloi punën e Kuvendit për 30 ditë. “Me 30 shtator

shtator 19, 2025 - 00:00
 0
“Me 30 shtator Gjykata Kushtetuese do të konstatojë shkeljen nga Dimal Basha…” /Fidan Rama
“Me 30 shtator Gjykata Kushtetuese do të konstatojë shkeljen nga Dimal Basha…” /Fidan Rama

“Me 30 shtator Gjykata Kushtetuese do të konstatojë shkeljen nga Dimal Basha…” /Fidan Rama

Komentatori politik, Fidan Rama, ka paralajmëruar një vendim të rëndësishëm nga Gjykata Kushtetuese më 30 shtator, i cili sipas tij do të konstatojë shkelje nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Ky vlerësim i tij vjen në një kohë kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi pezulloi punën e Kuvendit për 30 ditë.

“Me 30 shtator Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin e fundit, unë po e përmendi një skenar që sipas meje, pak është i bazuar në analizë, me 30 shtator gjykata do të konstatojë shkeljet kushtetuese nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, që lidhen me votimin ndaras të dy nënkryetarëve për minoritetet she çështjen e shortit, këto do të jenë dy shkeljet”, tha Rama.