Maqedonci dhe gjeneralët amerikanë diskutojnë mbi planin e tranzicionit të FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare që ofroi mundësi për takime dypalëshe me miq e partnerë strategjikë, përfshirë edhe gjeneralë me katër yje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Me kënaqësi takova Gjeneralin Tod Daniel Wolters, Komandantin Suprem të Forcave Aleate

tetor 1, 2025 - 18:00
 0
Maqedonci dhe gjeneralët amerikanë diskutojnë mbi planin e tranzicionit të FSK-së
Maqedonci dhe gjeneralët amerikanë diskutojnë mbi planin e tranzicionit të FSK-së

Maqedonci dhe gjeneralët amerikanë diskutojnë mbi planin e tranzicionit të FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare që ofroi mundësi për takime dypalëshe me miq e partnerë strategjikë, përfshirë edhe gjeneralë me katër yje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me kënaqësi takova Gjeneralin Tod Daniel Wolters, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën gjatë viteve 2019-2022, si dhe Admiral Mark Montgomery, aktualisht Drejtor i Lartë dhe Bashkëpunëtor i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) në SHBA”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre takimeve, ka prezantuar progresin e Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të zbatimit të Planit të Tranzicionit.

Maqedonci ka theksuar se ka diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes, si dhe për nisma të përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit tonë strategjik.

“I falënderova dy Gjeneralët, miq të Kosovës që kanë kontribuuar shumë për arritjet tona në mbrojtje, të bëra në bashkëpunim me SHBA-të”, ka shkruar ai.