Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Debëlleh të Vitisë, ndalohet për 48-orë (EMRI)

I dyshuari për vrasjen e një personi para rreth dy javësh në fshatin Debëlldeh të Vitisë është dorëzuar sot në Polici. Ai akuzohet për “vrasje të rëndë”. Sinjali raportoi ekskluzivisht për rastin, ku bëhet fjalë për Jetullah Isufin, i cili nga momenti i ngjarjes ka qenë në arrati. Viktima që e qëlloi me armë Isufi, […]

tetor 1, 2025 - 18:00
 0
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Debëlleh të Vitisë, ndalohet për 48-orë (EMRI)

I dyshuari për vrasjen e një personi para rreth dy javësh në fshatin Debëlldeh të Vitisë është dorëzuar sot në Polici. Ai akuzohet për “vrasje të rëndë”.

Sinjali raportoi ekskluzivisht për rastin, ku bëhet fjalë për Jetullah Isufin, i cili nga momenti i ngjarjes ka qenë në arrati.

Viktima që e qëlloi me armë Isufi, ndërroi jetë pas pesë ditësh në spital.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit, ka arritur të ushtrojë presion të vazhdueshëm që besohet se ka çuar në dorëzimin e të dyshuarit sot me datën 01.10.2025”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.