Maqedonci: S’është në rregull që mediat po e prezantojnë ushqimin e FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka raportuar para Komisionit për Siguri të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tema e ushqimit të FSK-së ka qenë një nga më të diskutuarat, derisa vetë Maqedonci e ka pranuar krizën e furnizimit me ushqim të ushtrisë. Ai ka thënë se aktualisht nuk ka shumëllojshmëri siç ka pasur më […]
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka raportuar para Komisionit për Siguri të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tema e ushqimit të FSK-së ka qenë një nga më të diskutuarat, derisa vetë Maqedonci e ka pranuar krizën e furnizimit me ushqim të ushtrisë.
Ai ka thënë se aktualisht nuk ka shumëllojshmëri siç ka pasur më herët dhe se në këtë periudhë krize e tranzicioni po provohet tejkalimi i krizës.
Maqedonci ndërkohë është marrë edhe me mediat, duke thënë se s’është në rregull prezantimi i tij në media.
“Së pari vlerësoj se prezantimi nga mediat i ushqimit që shërbehet në kazerma, e pakta s’është në rregull nga aspekti etik. Por nuk e përjashtoj vështirësinë për t’u shërbyer ushqim, sikur kur kanë qenë kontraktorët, sepse jemi në fazë emergjente të tranzicionit sesa të ushqyerjes së rregullt”, ka thënë Maqedonci.