“Në fund keni me fitu, pasha Zotin e maj ende në tru” – çfarë kishte thënë ambasadori amerikan në Jugosllavi disa vite para luftës në Kosovë
Profesori universitar Milazim Krasniqi tregoi se si nisi ideja e një lëvizje politike jo-violente, teksa foli për themelimin e LDK-së. Ai tha se nga amnasadori amerikan atëkohë morën fjalë se “në fund do të fitojmë”. “Zimermani ka thënë që në këtë fazë ku jemi Millosheviqin e kemi të pamundur me ndalë sepse është në një […]
Profesori universitar Milazim Krasniqi tregoi se si nisi ideja e një lëvizje politike jo-violente, teksa foli për themelimin e LDK-së.
Ai tha se nga amnasadori amerikan atëkohë morën fjalë se “në fund do të fitojmë”.
“Zimermani ka thënë që në këtë fazë ku jemi Millosheviqin e kemi të pamundur me ndalë sepse është në një proces të ngritjes së nacionalizmit dhe mbi këtë kalë ku është nuk mundemi me ndalë. Prandaj ka thënë z.Rugova, ju duhet të formoni një lëvizje politike jo-violente e cila dhunës nuk i përgjigjet me dhunë dhe e cila popullit që në atë kohë që kishte cdo ditë protesta e demonstrata duhet ta heqni nga rruga dhe duhet të krijoni një lëvizje që e organizon këtë popull për një proces më të gjatë politik dhe ka thënë nëse i përmbaheni kësaj keni me vujtë shumë, ne do të ju përkrahim dhe ju garantojmë që në fund keni me fitu”, tha Krasniqi në Pressing.
“Pasha Zotin i mbaj mend se i kam të regjistrume ne tru, ju garantoj që në fund keni me fitu tha”, shtoi Krasniqi.