Maqedonci: Vendosja e Bondsteel, konfirmon lidhjen tonë të përjetshme me ShBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendosja e Bondsteel, bazës së parë amerikane në Kosovë, konfirmon lidhjen e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendi do të angazhohet të thellojë gjithmonë lidhjen me ShBA-në. “Në 25 vjetorin e saj, […]

qershor 10, 2024 - 03:00
 0  6
Maqedonci: Vendosja e Bondsteel, konfirmon lidhjen tonë të përjetshme me ShBA-në
maqedonci:-vendosja-e-bondsteel,-konfirmon-lidhjen-tone-te-perjetshme-me-shba-ne

maqedonci:-vendosja-e-bondsteel,-konfirmon-lidhjen-tone-te-perjetshme-me-shba-ne

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendosja e Bondsteel, bazës së parë amerikane në Kosovë, konfirmon lidhjen e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendi do të angazhohet të thellojë gjithmonë lidhjen me ShBA-në.

“Në 25 vjetorin e saj, me ftesë të kolonel Jason Baker mora pjesë në ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara në shënim të kësaj dite”.

“Kampi ‘Bondsteel’ është një nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Evropë e ndërtuar në vitin 1999 pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe gjithashtu ështe një simbol i përkushtimit të SHBA-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, ka shkruar Maqedonci.