Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, dje në Abu Dabi nënshkruan memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve ndërmjet dy shteteve, shkruan TV21. Nga MPB […]

Nëntor 26, 2024 - 15:00
 0  5
Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, dje në Abu Dabi nënshkruan memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve ndërmjet dy shteteve, shkruan TV21. Nga MPB njoftojnë se ministri Toshkovski gjithashtu ka kërkuar që të hiqen vizat për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në EBA.

“Me dëshirën për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga autoritetet përkatëse kompetente të të dy vendeve gjatë një vizite apo qëndrimi në territorin e njërit apo tjetrit shtet, ata nuk do të kenë më nevojë të ndërrojnë patentë shoferin e tyre. Kjo do të thotë se të dyja palët lirojnë aplikantët që kërkojnë zëvendësimin e patentës së shoferit, nga testet teorike dhe praktike dhe nevoja për të kaluar provim në vendin tjetër në kategoritë A, B dhe BE”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tv21.tv