Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në një vazo, ndërsa Kosova në një vazo më të dobët
Në shortin për përcaktimin e grupeve për kualifikimet në Kupën e Botës që do të mbahet në vitin 2026, UEFA ka përcaktuar vazot e ekipeve garuese, transmeton Portalb.mk. Në Vazon e tretë gjendet Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, së bashku me Skocinë, Slloveninë, Irlandën, Gjeorgjinë, Finlandën, Islandën, Irlandën e Veriut, Izraelin, Bosnjën dhe Malin e […]


Në shortin për përcaktimin e grupeve për kualifikimet në Kupën e Botës që do të mbahet në vitin 2026, UEFA ka përcaktuar vazot e ekipeve garuese, transmeton Portalb.mk.
Në Vazon e tretë gjendet Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, së bashku me Skocinë, Slloveninë, Irlandën, Gjeorgjinë, Finlandën, Islandën, Irlandën e Veriut, Izraelin, Bosnjën dhe Malin e Zi.
Vazo e parë përfshin përfaqësueset si, Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka dhe Austria. Vazo e dytë ekipet si Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Çekia.
Në vazon më të dobët se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjendet Kosova. Ajo gjendet në vazon e katërt së bashku me Bullgarinë, Luksemburgun, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania.
Vazo më e dobët, ajo e pestë përfshin ekipe si Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajn, San Marino.
Shorti për përcaktimin e grupeve në kualifikimet për Botërorin 2026 do të mbahet më 13 dhjetor në Zvicër.