Maqedonia i bie pishman, në Bruksel zotohet se do të vazhdojë të ndërtojë Korridorin 8

Maqedonia ndërron mendje zotohet se do të vazhdoj ndëtimin e Koridorit 8 me Bullgarinë. Komisioni Evropian ka mirëpritur, siç thonë ata, riafirmimin e angazhimit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për Korridorin 8, që tregon gatishmërinë për bashkëpunim rajonal që është thelbësor për të ardhmen e të dy vendeve. Ndërtimi i hekurudhës për Bullgarinë në […] The post Maqedonia i bie pishman, në Bruksel zotohet se do të vazhdojë të ndërtojë Korridorin 8 appeared first on InfoShqip.com.

tetor 17, 2024 - 17:00
 0  5
Maqedonia i bie pishman, në Bruksel zotohet se do të vazhdojë të ndërtojë Korridorin 8

Maqedonia ndërron mendje zotohet se do të vazhdoj ndëtimin e Koridorit 8 me Bullgarinë.

Komisioni Evropian ka mirëpritur, siç thonë ata, riafirmimin e angazhimit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për Korridorin 8, që tregon gatishmërinë për bashkëpunim rajonal që është thelbësor për të ardhmen e të dy vendeve.

Ndërtimi i hekurudhës për Bullgarinë në periudhën e kaluar ishte shkas për tensione të shtuara mes Sofjes dhe Shkupit, pasi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i vendit, Aleksandar Nikoloski, kundërshtoi haptazi vazhdimin e ndërtimit të seksionit të tretë Kriva Pallankë – Deve Bair, duke fajësuar Bullgarinë se nuk ka projekt për korridorin.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë ranë dakord në një takim të nivelit të lartë në Bruksel mbrëm që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Të dy vendet, sipas deklaratës, kanë ranë dakord të zhvillojnë dialog të rregullt të nivelit të lartë dhe të krijojnë një grup të përbashkët pune për Korridorin 8. Përveç kësaj, ministritë përkatëse do të punojnë për gjetjen e një zgjidhje teknike të koordinuar për ndërtimin e pjesës ndërkufitare të Korridorit.

Por ministri Nikollovski sot ka përsëritur se ai është kundër projektit të Korrisorit 8.

Ne këmbëngulim në qëndrimet tona që të ketë një projekt të përbashkët dhe se projekti është i realizueshëm, normalisht duhet të merret parasysh çmimi, me këtë çmim sigurisht që nuk mundemi. Të shohim se çfarë do të bëjmë. Unë ende jamë kundër këtij projekti. Ky projekt sigurisht që nuk do të funksionojë, a do të punojmë për një të ri do të shohim” – tha Nikollovski.

Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat pranë BE-së ka theksuar rëndësinë e Korridorit 8, duke shtuar se është një lidhje hekurudhore kritike për të gjithë rajonin dhe BE-në, e cila do të sjellë transferim më të shpejtë të mallrave dhe pasagjerëve, si dhe rritje të lëvizshmërisë, aksesit në treg dhe konkurrueshmëria e Ballkanit Perëndimor.

“Komisioni mirëpret riafirmimin e angazhimit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për Korridorin 8, që tregon gatishmërinë për bashkëpunim rajonal që është thelbësor për të ardhmen e të dy vendeve. Pjesa lindore e Korridorit 8 lidh Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë dhe është pjesë e Ballkanit Perëndimor – korridori evropian i Mesdheut Lindor dhe projekti kryesor i Portës Globale të BE-së. Me ndihmën financiare të BE-së për përgatitjen e projekteve dhe bashkëfinancimin e investimeve sipas Planit Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po përmirësojnë linjat ekzistuese dhe po ndërtojnë hallkat që mungojnë përgjatë Korridorit”, thuhet në deklaratë.

Në takimin e nivelit të lartë morën pjesë zëvendësministri bullgar për transport dhe lidhje Biser Mincher, sekretari shtetëror në Ministrinë e transportit të vendit Stefan Velkovski, drejtori i infrastrukturës hekurudhore të Maqedonisë së Veriut Sinisha Ivanovski dhe përfaqësues të Komisionit të BE-së. Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Europian. /tvklan.mk

The post Maqedonia i bie pishman, në Bruksel zotohet se do të vazhdojë të ndërtojë Korridorin 8 appeared first on InfoShqip.com.