Komisioni për falje në takim te presidentja, Kanevçev thotë se nuk e dinin që Ravmanoski ishte shef i një klani kriminal
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova dje pasdite ka thirrur në takim gjashtë anëtarët e Komisionit për Falje, i cili vjen pas reagimeve që shkaktuan në opinion disa prej emrave që ishin në listën e të falurve në me rastin e festës 23 Tetori – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, transmeton Portalb.mk. Takimi vjen edhe pas […]
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova dje pasdite ka thirrur në takim gjashtë anëtarët e Komisionit për Falje, i cili vjen pas reagimeve që shkaktuan në opinion disa prej emrave që ishin në listën e të falurve në me rastin e festës 23 Tetori – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, transmeton Portalb.mk.
Takimi vjen edhe pas arrestimit të djeshëm të Akif Ravmanoskit, njërit prej personave të falur nga Siljanovska-Davkova, për të cilin mediat raportojnë se është një nga liderët e grupit kriminal “Baron”.
Dje, dy ditë pas shpalljes së vendimit për faljen e tij në “Gazetën Zyrtare”, duke dalë nga burgu “Idrizovë”, ai ishte sërish i dyshuar për një vepër tjetër të kryer dhjetë ditë më parë, përkatësisht përfshirjen në një incident të armatosur në lagjen Çair.
Duke përcjellë deklaratat e kryetarit të Komisionit për Falje, profesori universitar Metodija Kanevçev dhe kolegu i tij profesor dhe anëtar i Komisionit, Gordan Kallaxhiev, televizioni Telma mbrëmë, siç thuhet në njoftimin e emisionit, ka publikuar detaje nga takimi me Siljanovska-Davkovën.
Kanevçev thotë se i pari më i kontestuar është Akif Ravmanoski, kërkesa e të cilit për falje është bazuar në aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore Penale Shkup, i cili ishte suspenduar, por më vonë u zëvendësua me burg efektiv nga Gjykata e Apelit.
“Ai është dënuar për armëmbajtje me një vit e tre muaj burgim efektiv. Në shtëpinë e tij është gjetur një armë me pesë predha. U udhëhoqëm nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë, gjegjësisht aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale, ishte dënim me kusht, dënim të caktuar prej dy vjetësh, me një periudhë prove pesëvjeçare. Gjykata e apelit e prish aktgjykimin në pjesën e dënimit dhe vendos për dënim efektiv, pra dënimin prej një viti e tre muajve. E shqyrtuam rastin dhe konkluduam se ai sillej mirë në burg, nuk ishte i disiplinuar, se ka arsim të lartë, se është i martuar, ka familje. Nuk e kisha idenë se, të paktën unë dhe të gjithë të tjerët pretendojmë se ai ishte një lloj kryetar i ndonjë klani dhe vendosëm për aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore Penale, përkatësisht që propozimi ynë të ishte identik me atë të gjykatës së shkallës së parë”, thotë Kanevçev.
I pyetur nëse kontrollojnë profilin e personave, ai tha se kontrollojnë gjithçka, sepse marrin një libër nga Ministria e Drejtësisë me të gjitha kërkesat për falje, me të gjithë të dënuarit dhe të gjitha detajet.
“Edhe vendimi ynë, propozimi ynë për presidenten ka qenë që të kushtëzohet ai dënim efektiv, sepse kur bëhet fjalë për falje, nuk mund të përdoren pesë vite me kusht, afati maksimal është tre. Ne kemi vendosur që periudha maksimale e inspektimit të jetë tre vjet. Prandaj, bëhet fjalë për zëvendësimin e një sanksioni penal me një tjetër”, tha kryetari i Komisionit për falje.
Kolegu i tij, Gordan Kallajxhiev, thotë se është i befasuar nga intensiteti i sulmeve për faljet, të cilat, siç shtoi ai, personalisht i vlerëson më shumë të natyrës politike.
Akif Ravmanoski, anëtari i klanit të drogës Baron i falur nga presidentja, sapo bëri hapin e parë drejt lirisë dhe u vu sërish në pranga. Ai ka dalë nga Idrizovë me dokumentin se është falur nga presidentja për dënimin me armë, por tani kërcënohet me kthim pas hekurave në Shutkë sepse prokuroria kërkon masën e paraburgimit për shkak të hetimeve për tentim vrasje. Dyshohet se 10 ditë më parë në Çair ka qëlluar në këmbë të afërmin e, siç bën me dije Telma, Ismail Rogaçit, i cili kërkohet me urdhër ndërkombëtar, i cili është pjesë e klanit Gërçec. Në atë kohë i dënuari Ravmanovski doli nga burgu me leje pune. Krahas këtij krimi ai dyshohet edhe për pjesëmarrje në përleshje.