Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Grupi Parlamentar i PD: GJK duhet të marrë një opinion këshillimor nga GJEDNJ

Është zbardhur kërkesa e Grupit Parlamentar të PD ndaj Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjen që vendi ynë ka me Italinë për emigrantët. Në shkresën e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi, kërkohet që Gjykata Kushtetuese, të marrë  një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e […]

Jan 15, 2024 - 01:00
 0  6
Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Grupi Parlamentar i PD: GJK duhet të marrë një opinion këshillimor nga GJEDNJ

Është zbardhur kërkesa e Grupit Parlamentar të PD ndaj Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjen që vendi ynë ka me Italinë për emigrantët.

Në shkresën e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi, kërkohet që Gjykata Kushtetuese, të marrë  një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”.

“Shqipëria, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe ratifikues i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ka detyrimin të sigurojë çdokujt brenda territorit të saj të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga Konventa. “Në këtë kuptim, është shumë e rëndësishme që gjatë shqyrtimit të kushtetutshmërisë së Protokollit, Gjykata të analizojë dhe konkludojë mbi shkeljet e pretenduara të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat njëkohësisht përbëjnë edhe shkelje të Kushtetutës.”- thuhet në këtë shkresë.

Në argumentimin e kërkesës Grupi Parlamentar i PD evidenton se duke pasur parasysh pretendimet e kërkuesve lidhur me shkeljen e lirive dhe të drejtave të garantuara nga Konventa, reagimet e organizatave vendase dhe ndërkombëtare, veçanërisht qëndrimin e Komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, natyrën shumë specifike të kësaj marrëveshjeje, impaktin e saj të gjërë kombëtar dhe ndërkombëtar, mungesën e precedentëve të mëparshëm nga Gjykata Kushtetuese, jurisprudencën e kufizuar të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në këtë drejtim, si dhe juridiksionin eskluziv të kësaj të fundit për të bërë interpretimin e Konventës dhe Protokolleve të saj, si dhe interesin e shtetit shqiptar, i cili, në eventualitetin e ratifikimit, mund të përballet me ankime në GJEDNJ për shkelje të Konventës.