MASH: Asnjë studentë nuk do të humbasë të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë  për shkak të pensionit familjar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon opinionin se asnjë studenti i cili është përfitues i subvencionimit të racionit për studentë  nuk do t’i ndërpritet e drejta nëse njëkohësisht është  shfrytëzues i pensionit familjar në bazë të  prindit të ndjerë, transmeton Portalb.mk. “Studentët të cilët  janë shfrytëzues të subvencionimit të racionit për studentë të cilët njëkohësisht […]

maj 7, 2025 - 19:00
 0  5
MASH: Asnjë studentë nuk do të humbasë të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë  për shkak të pensionit familjar
Racion i subvencionuar i studentëve. Foto ilustrim: Meta.mk

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon opinionin se asnjë studenti i cili është përfitues i subvencionimit të racionit për studentë  nuk do t’i ndërpritet e drejta nëse njëkohësisht është  shfrytëzues i pensionit familjar në bazë të  prindit të ndjerë, transmeton Portalb.mk.

“Studentët të cilët  janë shfrytëzues të subvencionimit të racionit për studentë të cilët njëkohësisht shfrytëzojnë pension familjar, nuk do ta humbasin të drejtën e fituar nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sfida е cila ndodhi në fillim të këtij muaji, e cila preku 181 studentë, do të tejkalohet gjatë ditës së sotshme dhe studentët do të marrin mjetet  që u takojnë sipas ligjit. Rikujtojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me kërkesë të Trupit Kombëtar të Studentëve, nga muaji prill e zgjeroi fushëveprimin e kësaj mase, në mënyrë që statusi i punësimit nuk është kriter kufizues për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë, ndërsa të njejtit mund ta përdorin edhe studentët e ciklit të dytë të studimeve”, thonë nga MASH. 

Reagimi i Ministrisë erdhi pasi dje faqja Studentaria në Instagram njoftoi se një numër i madh studentësh që marrin pension familjar të trashëguar nga një prind i ndjerë kanë mbetur pa të drejtën për ushqime të subvencionuara studentore që nga ky muaj.

Siç thonë ata në njoftim, kjo kategori nuk ka pasur probleme me marrjen e vakteve deri më tani, dhe shtojnë se eliminimi i vakteve për këtë kategori studentësh është i padrejtë dhe i papërgjegjshëm.

“E drejta për subvencione ushqimore për studentët është ndërprerë për një numër të madh studentësh që marrin pension familjar të trashëguar nga një prind i ndjerë. Kjo kategori sociale e studentëve deri më tani nuk ka pasur problem në ushtrimin e të drejtës së tyre për ushqim, por që nga ky muaj ata janë privuar nga përdorimi i masës. Pensionet familjare, ashtu si bursat shtetërore, nuk duhet të merren parasysh si të ardhura mujore dhe nuk duhet të jenë pengesë për fitimin e të drejtës për subvencione ushqimore”, thuhet në njoftim.

Ata kërkojnë që autoritetet të rishqyrtojnë kriteret dhe të rivendosin të drejtën për ushqim për këtë kategori studentësh.

Kuvendi Studentor Universitetar raportoi se është mbajtur takim me autoritetet lidhur me këtë problem me të cilin po përballen aktualisht 1,000 studentë.

Ata thonë se presin që e drejta për ushqime të subvencionuara për studentët të zgjatet deri të premten.