Ulje-ngritjet e kostos së jetesës në muajin prill 2025 në RMV  

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, është më i  lartë për 0.6%, transmeton Portalb.mk.  Siç raporton Enti Shtetëror i Statistikave, rritja e inflacionit në prill të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për […]

maj 7, 2025 - 19:00
 0  5
Ulje-ngritjet e kostos së jetesës në muajin prill 2025 në RMV  
Pazar, treg, analiza ekonomike, varferi, shitblerje, qytetare, shkup, bit pazar

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, është më i  lartë për 0.6%, transmeton Portalb.mk

Siç raporton Enti Shtetëror i Statistikave, rritja e inflacionit në prill të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: 

  •  Transport për 5.1%, 
  • Veshje dhe mbathje për 1.5%,  
  • Rekreacion dhe kulturë për 1.4%,  
  • Mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare për 0.5%,  
  • Shëndeti për 0.4%, 
  • Ushqimi dhe pijet joalkoolike për 0.3%. 

Në prill të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2025, rënia e kostos së jetesës është vërejtur në grupet në vijim:  

  • Mallrat dhe shërbimet e ndryshme për 0.7%, 
  • Pijet alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.1%. 

Kostoja e jetesës në grupet: banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera, restorante dhe hotele, komunikimi dhe arsimi  mbetet në nivelin e njëjtë si në muajin paraprak.  

Indeksi i çmimeve me pakicë në prill të vitit 2025 krahasuar me muajin mars të vitit 2025 është 101.6.  

Indeksi i kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin prill të vitit 2024, shënon rritje prej 2.6%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 2.7%.