Sela për Taravarin: Fronti Evropian është i hapur për të gjithë ata që kërkojnë falje publike

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, sot do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në Tetovë.  Në një prononcim për Alsat, i pyetur nëse Taravari do të bëhet pjesë e Frontit Evropian, Sela tha se janë të hapur për secilin që e ka kuptuar gabimin dhe kërkon falje, transmeton Portalb.mk. “Janë momente të cilat […]

maj 7, 2025 - 19:00
 0  5
Sela për Taravarin: Fronti Evropian është i hapur për të gjithë ata që kërkojnë falje publike
Arben Taravari dhe Ziadin Sela. Foto nga Aleanca per Shqiptaret (Facebook)

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, sot do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në Tetovë.  Në një prononcim për Alsat, i pyetur nëse Taravari do të bëhet pjesë e Frontit Evropian, Sela tha se janë të hapur për secilin që e ka kuptuar gabimin dhe kërkon falje, transmeton Portalb.mk.

“Janë momente të cilat nuk do të diskutohet sot, dhe Fronti është organizëm i gjallë dhe i hapur për të gjithë ato të cilët kërkojnë falje publike dhe kanë kuptuar gabimet që kanë bërë, por pa u bërë këto gjëra është e vështirë çfarë do lloj opsioni tjetër”, tha Sela.

Lidhur me takimin e sotëm ai tha se është i zakonshëm mes kryesisë së ngushtë të ASH-së dhe BDI-së.

“Është takim i zakonshëm i Frontit, kreyesia e gushtë e ASH-së me kryesinë e BDI-së dhe do të diskutojmë për situatën politike”, tha Sela.

Skena politike në Maqedoninë e Veriut është futur në një fazë të re tensioni, pas zhvillimeve të fundit që prekin drejtpërdrejt koalicionin qeveritar. Arben Taravari, i cili deri tani ishte pjesë e koalicionit VLEN dhe njëherazi partner qeveritar, është gjendur në qendër të debatit publik dhe politik, pas largimit nga ky koalicion dhe pas takimit të zhvilluar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Mediat në vend, sipas burimeve të tyre, thonë se Arben Taravari pritet të largohet nga Qeveria në ditët në vijim. Ai ka shprehur hapur se është i gatshëm të bashkëpunojë me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sytë janë të gjithë nga Taravari – do të zgjedhë “ndryshimin” e Mickoskit apo do të mbetet të bashkëpunojë me BDI-në.

Ndryshe, koalicioni shqiptar në qeveri VLEN pësoi përçarje. ASH-ja e Taravarit vendosi që në zgjedhjet lokale, të planifikuara për në fund të vitit 2025, të garojë me lista të veçanta. Pas këtij vendimi krerët e VLEN-it, konstatuan se Taravari, me këtë veprim e ka vetëpërjashtuar veten nga koalicioni.

Koalicioni VLEN përbëhej nga Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit). Ky koalicion garoi bashkë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në maj 2024, ku morën 14 deputetë dhe janë pjesë e Qeverisë.