Më 14 prill fillon “One Stop Shop” në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Më datë 14.04.2025, zyrtarisht do të fillojë funksionimi i kontrollit të përbashkët kufitar (One Stop Shop) me Kosovën, në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Elez Han, transmeton Portalb.mk. “Ky hap paraqet realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, që synon lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e […]


Më datë 14.04.2025, zyrtarisht do të fillojë funksionimi i kontrollit të përbashkët kufitar (One Stop Shop) me Kosovën, në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Elez Han, transmeton Portalb.mk.
“Ky hap paraqet realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, që synon lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare”, thonë nga MPB.
Në muajin shkurt, ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, inspektuan punimet në pikën kufitare “Bllacë” për të parë realizimin e projektit “One Stop Shop”.
Ata thanë se ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, si dhe do të thellojë bashkëpunimin në mes dy vendeve.