Debat: Politikanët në RMV duhet t’i zgjidhin problemet me dialog, jo me sulme dhe ofendime

Politikanët duhet të punojnë në depolitizimin, dhe të zgjidhin çështjet komplekse të rëndësishme për shoqërinë përmes dialogut, në vend të populizmit, sulmeve personale dhe minimit të besimit te institucionet. Kjo mes tjerash u tha sot në panelin e organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit, transmeton Portalb.mk. Gjatë diskutimin u promovua botimi “Nyja gordiane e […]

Prill 11, 2025 - 21:00
 0  5
Debat: Politikanët në RMV duhet t’i zgjidhin problemet me dialog, jo me sulme dhe ofendime
Foto: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Politikanët duhet të punojnë në depolitizimin, dhe të zgjidhin çështjet komplekse të rëndësishme për shoqërinë përmes dialogut, në vend të populizmit, sulmeve personale dhe minimit të besimit te institucionet. Kjo mes tjerash u tha sot në panelin e organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë diskutimin u promovua botimi “Nyja gordiane e rrëfimeve të dëmshme në politikë dhe media”.

“Rrëfimet e dëmshme në komunikimin politik krijojnë një sferë publike toksike dhe kontribuojnë në thellimin e ndarjeve dhe nxisin intolerancën. Nga ana tjetër, media ka një përgjegjësi ndaj publikut, e cila përfshin detyrimin për të shmangur krijimin e narrativave të dëmshme, por edhe për të parandaluar përhapjen e narrativëve të dëmshme të prodhuara nga aktorët politikë”, thuhet në publikim.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska tha se narrativat e dëmshme janë karakteristikë e komunikimit politik me vite të tëra.

Sipas kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski, gazetaria nuk duhet të jetë reagim ndaj agjendës politike, por shtytës i çështjeve reale.

Në diskutim morën pjesë deputetë, gazetarë dhe ekspertë të medias, të cilët diskutuan mbi pasojat e retorikës toksike në diskursin publik.