“Mbylljani derën këtij llumi”, Rama mesazh qytetarëve për zgjedhjet e 11 Majit
Duke shfrytëzuar një mesazh publik pas vendimit të SPAK që nuk gjeti prova për përfshirjen e Olsi Ramës në kokainën e Xibrakës, Kryeministri Edi Rama hodhi një sërë akuzash ndaj opozitës dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i dënojnë me votë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në fjalën e tij, Rama iu referua me […]
Duke shfrytëzuar një mesazh publik pas vendimit të SPAK që nuk gjeti prova për përfshirjen e Olsi Ramës në kokainën e Xibrakës, Kryeministri Edi Rama hodhi një sërë akuzash ndaj opozitës dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i dënojnë me votë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në fjalën e tij, Rama iu referua me termat “llum” përfaqësuesve të opozitës, sipas të cilit, qytetarët duhet t’ja u mbyllin dyert e Parlamentit.
“Unë ju kërkoj sot si njerëz, pavarësisht ideve dhe bindjeve tuaja politike, të thoni se jo politika nuk e ka medoemos kështu. E dini që cila është gjëja këtu? Gjëja këtu është forca e asaj të keqes, e cila duke helmuar përditë mjedisin publik, duke synuar përditë rrëmujën e zhurmshme, nëse ju do të më këptoni për këtë, atëherë do të më kuptoni kur ju them se TikTok është burim rreziku, por ende më i rrezikshëm është llumi i politikës së shpifjeve edhe gënjeshtrave.
TikTokut do t’ja mbyllë derën e Shqipërisë për të paktën 1 vit, ndërsa këtij llumi duhet t’ja mbyllni dyert të gjithë ju duke nisur nga dera e Parlamentit të ardhshëm. Këta janë shëmbëlltyra e gjallë e asaj të ligës që e ndjek shtetin shqiptar nga dita e krijimit të tij. E asaj të ligës që nuk la dy gurë bashkë për ta penguar ardhjen e demokracisë në këtë vend.
Të kuptohemi, unë dhe ne socialistët në qeveri kemi kusuret tona. Qoftë edhe thjesht po të flesh me qenin gdhihesh me pleshta. Por ju qytetarët e këtij vendi, duhet me patjetër të mos i merrni lehtë e jo më t’i falni autorët e poshtërsirave kaq të neveritshme si kjo që më nxiti të dal sot para jush. Të mos i lini fëmijët që nuk votojnë akoma nën mëshirën e këtyre modeleve të shpifura. As mos i harroni, as mos i toleroni ata që e mishërojnë këtë model. Kur të vijë në Pranverë dita e gjykimit tuaj për të gjithë individët e forcave politike që do t’ju kërkojnë votën, unë kam ndaj jush një borxh që e njoh dhe që nuk lahet kurrë, por duhet ta dini se as ju kam tradhtuar dhe as do t’ju tradhtoj kurrë”, theksoi Kryeministri Rama.