“Më 2 qershor janë zgjedhjet për kryetarë të komunave në Luginë” – Kurti u shmanget komenteve për akuzat e Osmanit
Kryeministri Albin Kurti nuk i është përgjigjur interesimit të medieve, në lidhje me deklaratat e ashpra të presidentes Vjosa Osmani, e cila gjatë ditës në një prononcim për Ekonomia Online akuzoi qeverinë për moskoordinim rreth dërgimit të letrës në KiE. Kreu i ekzekutivit nuk e tha asnjë fjalë rreth kësaj çështje, pas një takimi që […]
Kryeministri Albin Kurti nuk i është përgjigjur interesimit të medieve, në lidhje me deklaratat e ashpra të presidentes Vjosa Osmani, e cila gjatë ditës në një prononcim për Ekonomia Online akuzoi qeverinë për moskoordinim rreth dërgimit të letrës në KiE.
Kreu i ekzekutivit nuk e tha asnjë fjalë rreth kësaj çështje, pas një takimi që pati me dy kandidatë për kryetarë të Preshevës dhe Bujanocit.
“Më 2 qershor janë zgjedhjet për kryetarë komune në Preshevë dhe Bujanoc”, tha Kurti, derisa largohej nga tubimi mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës.