Me BMW “fluturonte” me 142 km/h në rrugën Kumanovë-Kriva Palankë, policia e arrestoi
Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Kriva Pallankë, gjatë ditës së djeshme arrestuan një person 47-vjeçar me inicialet T.M. nga Kriva Pallanka, pasi u kap duke drejtuar një veturë BMW me shpejtësi dyfish më të madhe se ajo e lejuara në rrugën drejt fshatit Ginovcë në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Palankë. Sipas informacioneve […]

Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Kriva Pallankë, gjatë ditës së djeshme arrestuan një person 47-vjeçar me inicialet T.M. nga Kriva Pallanka, pasi u kap duke drejtuar një veturë BMW me shpejtësi dyfish më të madhe se ajo e lejuara në rrugën drejt fshatit Ginovcë në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Palankë.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, patrulla policore e ndaloi shoferin në orën 11:30, kur u konstatua se ai po lëvizte me 142 kilometra në orë në një pjesë të rrugës ku kufiri maksimal i lejuar është 70 km/h.
“Shoferi menjëherë u përjashtua nga komunikacioni dhe u ndalua në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim për drejtim të pamatur të automjetit”, thanë nga MPB për mediat.
Ndaj T.M. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal, që ka të bëjë me drejtimin e pamatur dhe të rrezikshëm të automjetit.(INA)