Me donacion të BE-së janë siguruar 6 autobusë ekologjik, javës që pason do t’i dorëzohen NTP Shkup

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me donacion të Bashkimit Evropian ka siguruar 6 autobusë ekologjik dhe brenda javës që vjen të njëjtët do t’ia dhurojnë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit, informoi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti , transmeton Portalb.mk.  “Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe me donacion të Bashkimit […]

Nëntor 24, 2024 - 13:00
 0  4
Me donacion të BE-së janë siguruar 6 autobusë ekologjik, javës që pason do t’i dorëzohen NTP Shkup
Autobusët e NTP-së, autobusë, foto: NTP

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me donacion të Bashkimit Evropian ka siguruar 6 autobusë ekologjik dhe brenda javës që vjen të njëjtët do t’ia dhurojnë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit, informoi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti , transmeton Portalb.mk. 

“Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe me donacion të Bashkimit Evropian, kemi siguruar 6 autobusë ekologjik dhe brenda javës që vjen të njëjtët do t’a dhurojmë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupi. Si Qeveri e Maqedonisë së Veriut po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit. Parashihet që këta autobusë përveç NQP Shkup, t’ju shpërndahen edhe komunave të tjera ku ka transport publik urban të organizuar”, shkroi Mexhiti në Facebook.

Mundësinë e blerjes së autobusëve elektrikë e paralajmëroi dy ditë më parë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Ndryshe, transportuesit privatë prej nesër, e hënë, do të kyçen në transportin publik të qytetit, për të zbutur situatën, por jo me kapacitet të plotë. Ata i bënë thirrje kryetares së qytetit të Shkupit, këshilltarëve dhe Qeverisë që në mbledhje të përbashkët të gjejnë zgjidhje të pranueshme për kërkesën e tyre për rritje të çmimit për kilometër.

Shkupi me 20 dhe 21 nëntor mbeti pa transport publik, për këtë arsye në rrugët e Shkupit u krijua një kaos i vërtetë. Për shkak të kaosit në komunikacion dhe kolapsit të transportit publik, një numër i madh i studentëve në Shkup mëngjesin e sotëm nuk kanë arritur të shkojnë në ligjërata apo provime në universitet.

Për ta tejkaluar këtë situatë, Qeveria në seancë të jashtëzakonshme, vendosi që NTP të përdorë naftë nga rezervat e shtetit.

Prej se Arsovska është kryetare, transporti publik në Shkup është kolaps dhe nuk funksionon. Nuk ka autobusë të rregullt, duhet të presësh një orë në stacione, dhe kur vjen autobusi është plot me pasagjerë.

Danela Arsovska u bë kryetare e Shkupit si kandidate e VMRO-DPMNE-së me premtimin për transport falas për të gjithë qytetarët dhe blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë.