Raporti i KE: Prodhimi i energjisë elektrike nga fotovoltaikët është rritur, por RMV-ja ende mbetet e varur nga qymyri

Prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet fotovoltaike në vend është rritur me 287 përqind brenda një viti. Megjithatë, pavarësisht kësaj, vendi mbetet i varur nga qymyri, i cili përdoret në dy objektet më të mëdha energjetike. Sipas raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024 mbi në rrugën e RMV-së drejt Bashkimit Evropian, termocentralet REK Manastir dhe Osllomej […]

Nëntor 24, 2024 - 13:00
 0  6
Raporti i KE: Prodhimi i energjisë elektrike nga fotovoltaikët është rritur, por RMV-ja ende mbetet e varur nga qymyri
Termocentrali fotovoltaik Osllomej. Foto: AD ESM, prill 2022

Prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet fotovoltaike në vend është rritur me 287 përqind brenda një viti. Megjithatë, pavarësisht kësaj, vendi mbetet i varur nga qymyri, i cili përdoret në dy objektet më të mëdha energjetike. Sipas raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024 mbi në rrugën e RMV-së drejt Bashkimit Evropian, termocentralet REK Manastir dhe Osllomej vazhdojnë të punojnë me qymyr nga burimet e kufizuara vendase dhe nga importi, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, kapaciteti i instaluar i termocentraleve nga burimet e rinovueshme të energjisë është rritur në 50 përqind të kapacitetit të instaluar të energjisë elektrike dhe në 33 përqind të prodhimit total të energjisë elektrike. Më e dukshme është rritja e prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet fotovoltaike që në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 shënoi rritje prej 287 përqind.

Siç theksohet në raport, prodhimi vendas i energjisë elektrike përbën 97.25 përqind të konsumit bruto të energjisë elektrike, ndërsa vetëm 2.75 përqind sigurohet nga importet. Humbjet në rrjet janë 13.80 përqind që është nivel i lartë për standardet ndërkombëtare.

Legjislacioni për vlerësimin e ndikimit në mjedis mbetet problematik dhe nuk garanton kryerjen e vlerësimeve cilësore të ndikimit në mjedis për projektet strategjike energjetike. Në raport theksohet se nuk ka përmirësime në aktet nënligjore në lidhen me proceset e shqyrtimiz për hidrocentralet e vogla. Ligjet janë pjesërisht të përafruara me direktivat evropiane, ndërsa problem mbetet zbatimi i tyre.

Elena Nikolovska nga organizata Eko Svest theksoi se një nga vërejtjet më alarmante në raportin për sektorin energjisë është mungesa e vlerësimit të duhur të politikave dhe e një analize të shkallës së zbatimit të tyre. Kjo reflektohet edhe në mosrealizimin e objektivave energjetike nga versioni aktual i Strategjisë së Energjinë.

“Kjo po e çon sektorin në drejtime të ndryshme dhe të kundërta duke dërguar sinjale të paqarta për investitorët, bizneset dhe qytetarët e interesuar për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe duke i lënë rajonet që varen nga qymyri plotësisht të papërgatitura për transformimin energjetik që do të ndodhë. Duhet të jemi konsistent me politikat, objektivat dhe marrëveshjet ndërkombëtare që i kemi nënshkruar, dhe nëse kemi premtuar neutralitet klimatik deri në vitin 2050, të reflektojmë këtë edhe në praktikë”, thotë Nikolovska.

Qeveria miratoi udhërrëfyesin për tranzicion të drejtë në qershor 2023, i cili përfshin aktivitetet konkrete që duhet të ndërmerren në rajonin e Manastirit dhe Kërçovës në afat të shkurtër deri në vitin 2025, në afat të mesëm deri në vitin 2027 dhe në afat të gjatë. Ekziston edhe një Plan Investimesh për tranzicion të përshpejtuar nga qymyri në kuadër të Fondit të Investimeve Klimatike, por ende pritet zbatimi i tij.

Raporti i referohet edhe disa auditimeve që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka kryer në kompanitë e sektorit të energjisë dhe thekson se MEPSO dhe ELEM duhet të fokusohen më shumë në dgjiitalizimin dhe transparencën e prokurimit publike dhe procedurat e tjera për planifikimin e aktiviteteve dhe investimeve.