Me provat e mbrojtjes vijon sot gjyqi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Me paraqitjen e provave nga mbrojtja, sot në Gjykatën Penale të Shkupit duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, për të cilën akuzohen Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, transmeton Portalb.mk. Në seancën e kaluar Prokuroria Themelore Publike Shkup vendosi që kërkesa […]

shkurt 26, 2025 - 13:00
 0  4
Me provat e mbrojtjes vijon sot gjyqi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Me paraqitjen e provave nga mbrojtja, sot në Gjykatën Penale të Shkupit duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, për të cilën akuzohen Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e kaluar Prokuroria Themelore Publike Shkup vendosi që kërkesa për përjashtimin e prokurorëve Zhaklina Krstevska-Josifovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitrovska dhe kreut të Prokurorisë Publike të Shkupit Gavril Bubevski është e pabazë. Kërkesa në seancën paraprake është bërë nga i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski-Palco, i cili para gjykatës tha se tani kërkon përjashtimin e tre prokurorëve individualisht për rrethana dhe arsye të reja, përkatësisht anshmëri në zhvillimin e procedurës.

Në sallën e gjyqit u luajtën gjashtë CD me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të pandehurit Velibor Manev. Disqet përmbajnë materiale nga kamerat e sigurisë, që mbulojnë ditët nga 20 nëntori deri më 3 dhjetor 2023 me vëzhgim 24 orë.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.