Komuna e Kumanovës nuk merr përgjegjësi për flamurin e ndaluar me diellin e Vergjinës i cili valon përkrah flamurit të komunës
Nga Zyra për Informim e Komunës së Kumanovës kanë reaguar në lidhje me shkrimin e djeshëm të Portalb.mk, ku shihet se si përkrah flamurit të komunës valon edhe ish flamuri shtetëror i Maqedonisë, tashmë i ndaluar në vendet publike, sipas Marrëveshjes dypalëshe të Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Komuna nuk merr përgjegjësi për […]


Nga Zyra për Informim e Komunës së Kumanovës kanë reaguar në lidhje me shkrimin e djeshëm të Portalb.mk, ku shihet se si përkrah flamurit të komunës valon edhe ish flamuri shtetëror i Maqedonisë, tashmë i ndaluar në vendet publike, sipas Marrëveshjes dypalëshe të Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Komuna nuk merr përgjegjësi për vendosjen e flamurit me diellin e Vergjinës në mes.
“Komuna i vendos vetëm flamujt e komunës për raste festash. Ne nuk e kemi vendosur flamurin me diellin e Vergjinës”, thanë për Portalb.mk nga zyra për marrëdhënie me publikut pranë Komunës së Kumanovës.
Kujtojmë se është detyrim ligjor mospërdorimi i ish flamurit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, me diellin e Vergjinës në mes, dhe kjo gjë është precizuar saktë në nenin 8 paragrafi 3 i Marrëveshjes së Prespës, i cili thotë:
“Pala e dytë nuk do ta përdorë përsëri në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme simbolin e paraqitur në flamurin e saj shtetëror. Në afat prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, Pala e dytë do ta nisë procedurën për heqjen e simbolit të paraqitur në flamurin e saj të mëparshëm shtetëror nga të gjitha vendet publike dhe nga përdorimi publik në territorin e sajë. Artefaktet arkeologjike nuk janë të përfshira në këtë dispozitë”.
Ndryshe, pala greke disa here ka reaguar zyrtarisht për mosrespektim të Marrëveshjes, ndër ta ishte ajo e ish kryediplomatit grek, para disa vitesh, kur tërhoqi vërejtjen se ende po përdoret emri Maqedoni dhe se flamuri me diellin e Vergjinës ende është prezent në vende publike.
“Nga njëra anë, zbatimi dhe përdorimi i vazhdueshëm i emrit nga të gjitha institucionet publike dhe subjektet privat, përfshirë ueb sajtet, nga ana tjetër, çrrënosja e problemit të antikuizimit, heqja e diellit nga Vergjina nga të gjitha hapësirat dhe përdorimi publike, si dhe riemërimi i rrugëve dhe objekteve publike”, pat thënë në një takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, kryediplomati grek Nikos Dendias.
Marrëveshja e Prespës, në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, është nënshkruar më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës në anën greke.
- LEXO: Në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës flamuri me diellin e Vergjinës valon përkrah flamurit të Komunës së Kumanovës (FOTO)
- LEXO: Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)
- LEXO: Gjashtë vjet nga “Marrëveshja e Prespës”, Zaev dhe Tsipras me konferencë dyditore në Athinë