Më së shumti energji elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajin nëntor më së shumti energji elektrike është prodhuar në termocentrale, një pjesë më e madhe në hidrocentrale, ndërsa më pak se dhjetë përqind nga burimet rinovuese, transmeton Portalb.mk. “Në nëntor 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 657 489 МWh energji elektrike, 39 840 mil. nm3 gaz […]
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajin nëntor më së shumti energji elektrike është prodhuar në termocentrale, një pjesë më e madhe në hidrocentrale, ndërsa më pak se dhjetë përqind nga burimet rinovuese, transmeton Portalb.mk.
“Në nëntor 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 657 489 МWh energji elektrike, 39 840 mil. nm3 gaz natyror, 406 318 ton qymyr dhe 97 594 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Te termocentralet është prodhuar 47.5 përqind e energjisë elektrike, te termocentralet e kombinuara 29.3 përqind, te hidrocentralet 16.1 përqind, turbinat e erës 3.6 përqind, panelet solare 2.7 %, ndërsa te centralet biogaz vetëm 0.8 përqind.
“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 82.3 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, sqaroi Enti.