Sot u zhvilluan tri seanca gjyqësore kundër Merkos, dëshmoi edhe ish-ministri Shaqiri
Në Gjykatën themelore në Strugë sot filloi seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër kryetarit të Komunës, Ramiz merko për vendosje të pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale. Paraprakisht, Gjykata e shtyu debatin për furnizim të automobilit luksoz “Audi”, i cili fillon prej fillimit për shkak të ndryshimit të gjykatësit të lëndës, raporton MIA. Si […]
Në Gjykatën themelore në Strugë sot filloi seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër kryetarit të Komunës, Ramiz merko për vendosje të pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale. Paraprakisht, Gjykata e shtyu debatin për furnizim të automobilit luksoz “Audi”, i cili fillon prej fillimit për shkak të ndryshimit të gjykatësit të lëndës, raporton MIA.
Si kryetar i Komunës së Strugës, Merko në mars të vitit të kaluar ka vendosur pllakë përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale, me të cilën, sipas prokurorisë, ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje mes banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale, e paraparë në nenin 27 të Ligjit për përmendore memoriale dhe pllaka përkujtimore. Me propozim të Prokurorisë i është marrë pasaporta dhe një herë në javë duhet të paraqitet në Gjykatë.
Merko për këtë vepër para Gjykatës u deklarua se nuk ndjehet fajtor.
Me vendosjen e pllakës përkujtimore në ndërtesën komunale, sipas ish-këshilltarit të Këshillit të Komunës së Strugës, ndërkaq tani zëvendësministër i Drejtësisë, Alen Dereban, preket rendi kushtetues i shtetit. Ai vërejti se pllaka ka shkaktuar përçarje etnike dhe mosdurim tek popullata, për shkak të, siç tha, përmbajtjes, e cila e feston periudhën kur Struga ishte nën okupim fashist, por edhe se është vendosur pa vendim të Këshillit.
Për pllakën e vendosur në Ndërtesën komunale në Strugë, para rreth dhjetë ditëve Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi konstatoi se Merko me veprimet e tij ka shkaktuar shqetësim të vazhdueshëm tek banorët e komunës.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 5 mars me dëgjimin e dëshmitarëve.
Në Gjykatën themelore në Strugë sot u mbajtën edhe dy seanca të ndara kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në katër shkolla fillore në Komunën e Strugës. Në njërën lëndë janë bashkuar dy aktakuza për shkollat në Llabunishtë, Ladorishtë Podgorci dhe “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, përderisa për shkollën në Veleshtë zhvillohet lëndë e veçantë ku katër persona akuzohen për keqpërdorim të shërbimit dhe falsifikim.
Për këto lëndë dëshmoi ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili tha se në kohën kur ai ishte ministër, atij nuk i është dorëzuar lëndë për marrje të kompetenca, as nuk kanë arritur raporte nga inspektorati.
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko prej 20 qershorit të vitit 2023 ndodhet në “listën e zezë” të SHBA-së. Kundër tij janë parashtruar nëntë aktakuza për punë të pandërgjegjshme në shërbim. Prej dhjetorit të vitit 2024 atij i është marrë dokumenti i udhëtimit, ndërkohë do të duhet të paraqitet herë pas here në gjykatë.
Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.
Përveç Merkos dhe familjes së tij, në listën e zezë të SHBA-ve së fundmi është futur edhe një zyrtar tjetër i BDI-së, Artan Grubi, i cili ndiqet penalisht dhe mu për këtë, ai është arratisur nga vendi.
- LEXO: Edhe një aktakuzë ndaj Ramis Merkos, gjykata ia mori pasaportën
- LEXO: MASH-i ia mori ingerencat Merkos për dy shkolla në Drasllavicë dhe Podgorc të Strugës
- LEXO: Nuk u mbajtën dy seancat gjyqësore ku i akuzuar është kryetari Merko, ish-ministri Shaqiri është dashur të jetë dëshmitar
- LEXO: Policia e ka paditur përsëri kryetarin Ramiz Merkon
- LEXO: Shkollat në Strugë me drejtorë të paligjshëm, seancë gjyqësore për emërimet e Merkos