Më shumë qytetarë, më pak kompani në listën e re të borxhlinjëve të publikuar nga DAP
Në listën e debitorëve, e cila është e disponueshme për publikun në faqen e DAP-it, janë 1.962 persona juridikë, shtatë debitorë më pak se lista paraprake dhe 3.915 persona fizikë, pra 69 më shumë se në listën paraprake, transmeton Portalb.mk. Neto borxhi i përgjithshëm i publikuar është 11.509.677.366 denarë, gjegjësisht 309.353.404 denarë më shumë se […]
Në listën e debitorëve, e cila është e disponueshme për publikun në faqen e DAP-it, janë 1.962 persona juridikë, shtatë debitorë më pak se lista paraprake dhe 3.915 persona fizikë, pra 69 më shumë se në listën paraprake, transmeton Portalb.mk.
Neto borxhi i përgjithshëm i publikuar është 11.509.677.366 denarë, gjegjësisht 309.353.404 denarë më shumë se lista paraprake. Neto borxhi për tatimet dhe kontributet është 11.332.488.139 denarë, më saktësisht për 268.957.462 më shumë se lista paraprakee, ndërsa borxhi për doganë është 177.189.227 denarë ose për 40.395.942 më shumë se lista paraprake.
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar listën e debitorëve për borxhe të papaguara deri më 30 shtator 2024 dhe të papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale, kontributeve nga sigurimet shoqërore të detyrueshme, akcizave dhe doganave.
Publikimi i listës së debitorëve ka për qëllim jo vetëm të inkurajojë përgjegjësinë te debitorët, por gjithashtu të informojë opinionin publik mbi statusin e borxheve në vend.
DAP apelon te të gjithë debitorët që të rregullojnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, për të shmangur sanksione dhe probleme të mëtejshme në të ardhmen.
Në kontekstin e situatës ekonomike në vend, pagesa e rregullt e taksave dhe kontributeve është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe për sigurimin e burimeve të nevojshme për funksionimin e shërbimeve publike.
Nga DAP-i theksojnë se vazhdojnë të punojnë aktivisht për përmirësimin e mekanizmave të mbledhjes dhe për rritjen e vetëdijes për rëndësinë e disiplinës fiskale në shoqëri.