Më shumë vende të lira në RMV ka në Rajonin e Pellagonisë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e katërt të vitit 2024, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.93 %, transmeton Portalb.mk. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.47 % në sektorin akomodimi dhe shërbimi ushqimor, derisa shkallën më të ulët e ka sektori […]

Mars 3, 2025 - 19:00
 0  3
Më shumë vende të lira në RMV ka në Rajonin e Pellagonisë
Punëtorë ndërtimor, nderimtari, foto: Portalb.mk

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e katërt të vitit 2024, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.93 %, transmeton Portalb.mk.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.47 % në sektorin akomodimi dhe shërbimi ushqimor, derisa shkallën më të ulët e ka sektori administrim publik dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm i cili është 0.13 %. 

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 10 deri 49 kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.69 %. 

Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.72 %. 

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 149, ka në grupin e dytë të profesioneve: profesionistë dhe shkencëtarë. 

Më shume detaje gjeni KËTU.