Mehmet Ballazhi sërish kandidon për kryetar të Hanit të Elezit

Kryetari aktual i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, do të garojë sërish për pozitën e udhëheqësit të bashkisë, në zgjedhjet e 12 tetorit. Këtë e ka konfirmuar vet Ballazhi, duke shprehur mirënjohje ndaj strukturave të PDK-së, për besimin e plotë. “Kjo kandidaturë vjen me një qasje të sinqertë, të matur dhe të bazuar në përvojë.

qershor 28, 2025 - 00:00
 0  9
Mehmet Ballazhi sërish kandidon për kryetar të Hanit të Elezit
Mehmet Ballazhi sërish kandidon për kryetar të Hanit të Elezit

Mehmet Ballazhi sërish kandidon për kryetar të Hanit të Elezit

Kryetari aktual i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, do të garojë sërish për pozitën e udhëheqësit të bashkisë, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Këtë e ka konfirmuar vet Ballazhi, duke shprehur mirënjohje ndaj strukturave të PDK-së, për besimin e plotë.

“Kjo kandidaturë vjen me një qasje të sinqertë, të matur dhe të bazuar në përvojë. Unë nuk premtoj më shumë se ç’mund të bëj – por çdo fjalë e imja është zotim për punë konkrete, për komunën dhe njerëzit e saj”, shkroi Ballazhi.