Merkato e janarit: Milan transferon yllin e Serie A për 20 milionë euro

Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit. Milani është ende në kërkim të një mbrojtësi dhe në janar mund të bëjë një lëvizje për lojtarin e Udineses, Thomas Kristensen, i cili shihet si një super përforcimin për repartin defanziv. Gazzetta dello Sport, raporton se Rosonerët janë në kërkim të një mbrojtësi dhe […]

shtator 19, 2025 - 20:30
 0
Merkato e janarit: Milan transferon yllin e Serie A për 20 milionë euro

Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Milani është ende në kërkim të një mbrojtësi dhe në janar mund të bëjë një lëvizje për lojtarin e Udineses, Thomas Kristensen, i cili shihet si një super përforcimin për repartin defanziv.

Gazzetta dello Sport, raporton se Rosonerët janë në kërkim të një mbrojtësi dhe danezi është objektivi kryesorë.

23-vjeçari renditet i pari për spastrime në mbrojtje në Serie A me mbi 11 për ndeshje.

Ai ka fituar gjithashtu 72% të dueleve deri tani këtë sezon dhe ka realizuar me sukses 95.5% të pasimeve në gjysmën e tij të fushës dhe 72% në gjysmën e kundërshtarit.

Aston Villa ofroi 15 milionë euro për kartonin e Kristensen gjatë kësaj vere, por Udinese e refuzoi ofertën e skuadrës angleze.

Për kartonin e danezit, Milan do të duhet të shpenzojë rreth 20 milionë euro.