“Mesazh për jashtë, kujt po ia çon”, Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit. Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit. Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë […]

shkurt 8, 2025 - 14:00
 0  3
“Mesazh për jashtë, kujt po ia çon”, Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.

Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.

Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:

Egli: Çfarë është ajo?

Gjesti: Personale e imja.

Egli: Për çfarë, për kë? Më takon ta di.

Gjesti: Është nga shpirti.

Egli: Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë?

Gjesti: S’është e vërtetë.

Egli: Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua?

Gjesti: Po të them, është diçka personale.

Egli: Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon?