Mesazhi i Kurtit para ndeshjes: Drejt realizimit të ëndrrës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me një mesazh motivues në prag të ndeshjes Kosovë–Turqi që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përmes një postimi publik, Kurti theksoi rëndësinë e kësaj sfide për vendin, duke e lidhur atë me aspiratat për sukses dhe kualifikim në skenën ndërkombëtare. “Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me një mesazh motivues në prag të ndeshjes Kosovë–Turqi që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përmes një postimi publik, Kurti theksoi rëndësinë e kësaj sfide për vendin, duke e lidhur atë me aspiratat për sukses dhe kualifikim në skenën ndërkombëtare.
“Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Drejt fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, ka shkruar ai.
