Mësimi i gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës? -Flet Izet Mexhiti

Në intevistën e lajmeve në Alsat M, sonte ishte i ftuar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. I pyetur për  vizitën e ambasadorit rus në komunën e Kumanovës, ku është shqyrtuar The post Mësimi i gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës? -Flet Izet Mexhiti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 30, 2024 - 23:00
 0  5
Mësimi i gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës? -Flet Izet Mexhiti

Në intevistën e lajmeve në Alsat M, sonte ishte i ftuar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.

I pyetur për  vizitën e ambasadorit rus në komunën e Kumanovës, ku është shqyrtuar mundësia për futjen e gjuhës ruse në programet shkollore tha se ishte vetëm një takim me karakter lokal që nuk lëkund vizionin evropian të kësaj qeverie.

“Ju e dini se kjo qeveri në vizitën e parë zyrtare e ka mirëpritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe vizitat lokale të ambasadorëve rus në komunën e Kumanovës nuk kanë të bëjnë me vizionin tonë, ndërsa përgjigjen do ta marrin në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se prioritet i kësaj qeverie është lufta ndaj bixhozit.

“Ne kemi qëndruar konform fushatës sonë, dhe një ndër prioritetet tona ka qenë lufta kundër bixhozit. Javën e kaluar me vendimin e parë të Qeverisë, fillimisht është prishur një kontratë për qirramarje mes Lotarisë dhe objektit të ish restorantit “Festina” në Vizbeg. Më pas janë shfuqizuar koncesionet të cilat ishin dhënë në mënyrë joligjore për kazinot online dhe vendimi i tretë është për të luftuar organizimin e lojërave të fatit në të zezë”, tha Izez Mexhiti.

Mexhiti u pyet edhe për ligjin e branitellave, duke theksuar se kjo paraqet provokim nga LSDM-ja, për t’i prishur marrëdhëniet ndëretnike dhe se sipas Mexhitit ishte vet ish zv.kryeministri, Artan Grubi ka kontribuar për avancimin e të drejtave për branitellat.

“Ligji i Branitellave vjen nga LSDM dhe jo nga partneri jonë qeveritar. LSDM nuk e ka dertin e branitellave por vetëm për të provokuar partnerin e koalicionit dhe të shkaktojnë tensione. Qeveria e kaluar ka miratuar ligje për beneficione të branitellave, madje vet Artan Grubi ka nënshkruar vendim për shpërblimin e tyre”, theksoi Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka folur për tërheqjen e balancuesit, pasi i njëjti është keqpërdorur dhe nuk i shërben më përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve nëpër institucione. “Balancuesi në fillim sjelli rezultate pozitive për ngritjen e përqindjes së shqiptarëve nëpër institucione, por viteve të fundit nuk është përfill dhe është keqpërdorur, ku Dragani dhe Stojani kanë zënë vendin e shqiptarit”, ka deklaruar Mexhiti.

The post Mësimi i gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës? -Flet Izet Mexhiti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .