Meta për Halit Valterin: Një qen bir qeni, mori përgjigjen e merituar nga Tedi Blushi

Kryetari i PL, Ilir Meta ka reaguar përsëri lidhur me përplasjen fizike të Tedi Blushit dhe Halit Valterit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Nga mbledhja e kryesisë së PL, me tone të forta, Meta e cilëson Valterin një “qen bir qeni” që ka provokuar Blushin dhe se ky i fundit i ka dhënë përgjigjen e […]

Korrik 23, 2024 - 02:30
 0  9
Meta për Halit Valterin: Një qen bir qeni, mori përgjigjen e merituar nga Tedi Blushi

Kryetari i PL, Ilir Meta ka reaguar përsëri lidhur me përplasjen fizike të Tedi Blushit dhe Halit Valterit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Nga mbledhja e kryesisë së PL, me tone të forta, Meta e cilëson Valterin një “qen bir qeni” që ka provokuar Blushin dhe se ky i fundit i ka dhënë përgjigjen e duhur.

“Sot ka ndodhur një incident i rëndë, kur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, shefi i 5D, vrasësi i Ardit Gjoklajt dhe përgjegjësi për të gjitha këto problemet që kanë qytetarët e Tiranës ka provokuar sekretarin tonë të përgjithshëm Tedi Blushi dhe njëkohësisht ka ftuar për të provokuar sekretarin tonë, një qen bir qeni, që quhet Halit Valteri. Një maskara, një horr, një vagabond, që priste tre orë për të bërë një foto me mua.  Përdoret në mënyrën më mizore nga prindi 2 për të provokuar sekretarin tonë të përgjithshëm, i cili i ka dhënë përgjigjen e merituar. Veliaj me këtë akt ka hyrë në luftë me PL dhe popullin e lirisë. Ne do ti japim përgjigjen këtij horri, këtij të korruptuari kudo që të jetë. Ndaj kërkoj nga të gjithë ju mobilizim total kudo ku jeni për ti dhënë përgjigjen e merituar Erion Veliajt, prindit 2 dhe Edi Ramës prindit 1, që e përdor në mënyrë mizore për të provokuar opozitën dhe popullin e lirisë. Asgjë nuk do na ndalë derisa Veliaj të shkojë në burg, sepse ka uzurpuar kompetencat e këshillit bashkiak. Asgjë nuk do na ndalë derisa Edi Rama të shkojë në burg, kjo fëlliqësire e fëlliqësirave, i cili ka qenë i paralajmëruar për aferën e inceneratorëve që të mos e bëjë këtë. Asgjë nuk do na ndalë derisa këta horra, këta vagabondë, këta mostra të shkojnë në qeli aty ku i kanë çuar shokët e tyre”, tha Meta, i cili theksoi se “nga sot jemi në luftë të hapur me Erion Veliaj, Edi Ramën dhe zarët e tyre. Përpjekja e tyre për të vënë dorë mbi Tedi Blushin është fatale për ta dhe për tutorët e tyre”.