PD me Berishën kryetar i kërkon KQZ të regjistrohet për zgjedhjet në Himarë

Partia Demokratike i është bashkuar 10 forcave të tjera politike dhe ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit për Bashkinë Himarë. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, ku tashmë në dokumentacionin që është paraqitur në KQZ rezulton se Sali Berisha është kryetar i […]

Korrik 23, 2024 - 02:30
 0  9
PD me Berishën kryetar i kërkon KQZ të regjistrohet për zgjedhjet në Himarë

Partia Demokratike i është bashkuar 10 forcave të tjera politike dhe ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit për Bashkinë Himarë.

Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, ku tashmë në dokumentacionin që është paraqitur në KQZ rezulton se Sali Berisha është kryetar i kësaj partie.

Demokratët kanë marrë një vërtetim nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 22 korrik, ku rezulton se Berisha është kryetar i PD.

Pritet që nesër KQZ të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike dhe 10 forcave të tjera politike që kanë shprehur vullnetin për të garuar për zgjedhjet në Himarë.