Meta takon fermerin dhe premton: 200 euro për çdo kokë lopë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme një fermer, me të cilin ka ndarë një video në rrjetet sociale. Meta krah fermerit bën premtimin e radhës duke theksuar se PL-ja do të mbështesë me pagesë direkte të gjithë fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë. Kreu i Partisë së […]

qershor 8, 2024 - 19:31
 0  9
Meta takon fermerin dhe premton: 200 euro për çdo kokë lopë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme një fermer, me të cilin ka ndarë një video në rrjetet sociale.

Meta krah fermerit bën premtimin e radhës duke theksuar se PL-ja do të mbështesë me pagesë direkte të gjithë fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë.

Kreu i Partisë së Lirisë shprehet gjithashtu se ky nuk është një premtim, por është një angazhim për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë.

“Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë.

Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqënie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare.

Bujqësia është prioriteti ynë kryesor!”, shkruan Meta.

Linku i videos së Metës:

https://fb.watch/sAcItWYsvG/