Raportimi i kreut të SPAK në Kuvend, Berisha: Sot deputetët e opozitës ia thanë fjalën në fyt mercenarit Altin Dumani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme raportimin e kreut të SPAK gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Përpara mbështetësve demokratë, Berisha u shpreh se sot deputetët e opozitës, ia nxorën fytyrën e vërtetë Dumanit. Sipas kreut të PD-së, sot ishte gjyqi publik i asaj drejtësie, të cilën kërkojnë t’ua […]

Korrik 18, 2024 - 06:55
 0  8
Raportimi i kreut të SPAK në Kuvend, Berisha: Sot deputetët e opozitës ia thanë fjalën në fyt mercenarit Altin Dumani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme raportimin e kreut të SPAK gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Përpara mbështetësve demokratë, Berisha u shpreh se sot deputetët e opozitës, ia nxorën fytyrën e vërtetë Dumanit.

Sipas kreut të PD-së, sot ishte gjyqi publik i asaj drejtësie, të cilën kërkojnë t’ua shesin si sukses qytetarëve shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

“Miqtë e mi, sot boritë e mjeranëve dhe Zamanëve heshtën sepse morën në surrat atë që merituan. Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që mbështesin burgosjet politike.

Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që besojnë patriotizmin e mafiozëve. Atyre u them se mafia atdhe nuk ka.Se mafia, komb nuk ka. Se mafia, shpirt nuk ka. Ndaj kërkojuni të falur shqiptarëve në qoftë se e keni bërë pa vetëdije.

Kurse në rast se e bëtë me vetëdije, mbajtët me vetëdije qëndrimin, jeni falë tek mafia. Fajin e keni vetë! Të dashur miq, sot ishte një ditë e veçantë në parlamentin shqiptar. Deputetët e opozitës nxorën në dritën e diellit fytyrën e shëmtuar. Nxorën në dritën e diellit krimin monstruoz ndaj shqiptarëve të Edi Ramës me drejtësinë e re. Sot deputetët e opozitës ia thanë fjalën në fyt mercenarit Nuredin Dumani, Altin Dumani.

Sot ia nxorën edhe njëherë fytyrën avokatit të krimit monstruoz qeveritar para shqiptarëve. Sot ishte gjyqi publik i asaj drejtësie, të cilën kërkojnë t’ua shesin si sukses qytetarëve shqiptarë, që kanë humbur drejtësinë me këtë reformë sorosiane. Të asaj drejtësie të munguar për shqiptarët.

Sistem në të cilin çdo qytetar për të marrë një vendim gjykate për çështje civile, duhet të presë 14.6 vite. Për çështje penale duhet të presë 10 vite. Pra, rikthehet vetëgjyqësia, rikthehet mungesa e drejtësisë”, u shpreh Berisha.