Mexhiti: Ahmeti është në komunikim të vazhdueshëm me Grubin
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi”, tha se paraardhësi i tij Artan Grubi, i cili është arratisur nga drejtësia në vend, është në kontakt të vazhdueshëm me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe kjo sipas tij, vërehet nga mënyra e funksionimit të partisë dhe mediave të afërta me të. “Flitet që […]

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi”, tha se paraardhësi i tij Artan Grubi, i cili është arratisur nga drejtësia në vend, është në kontakt të vazhdueshëm me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe kjo sipas tij, vërehet nga mënyra e funksionimit të partisë dhe mediave të afërta me të.
“Flitet që është nga Shqipëria. Mendoj që është në kontakt të vazhdueshëm me liderin dhe udhëheqësinë e BDI-së. E shoh, ende janë në ndikimin e tij. Kjo shihet edhe në media, edhe në portale, edhe në kumtesa. Ai ka ikur por pasojat e tij janë evidente dhe të pariparueshme”, tha Mexhiti në emisionin “Dialog te Lajmi”.