Davkova për vendimin e Kushtetueses: I pritshëm, por duhen më shumë debate publike
Presidentja e shtetit Gordana Siljanovsa-Davkova e komentoi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, por, siç tha, si një juriste, përcjell TV21. Sipas saj kjo ishte e pritshme dhe rekomandon që në Gjykatën Kushtetuese të ketë më shumë debate publike, sikurse për rastin konkret të ftohen përfaqësues të iniciativës, përfaqësues të institucioneve dhe të atyre që […]
Presidentja e shtetit Gordana Siljanovsa-Davkova e komentoi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, por, siç tha, si një juriste, përcjell TV21. Sipas saj kjo ishte e pritshme dhe rekomandon që në Gjykatën Kushtetuese të ketë më shumë debate publike, sikurse për rastin konkret të ftohen përfaqësues të iniciativës, përfaqësues të institucioneve dhe të atyre që nuk i bashkohen iniciativës. Është e pafalshme që politikanët të atakojnë, të sugjerojnë dhe të kërcënojnë Gjykatën Kushtetuese, u shpreh presidentja.
“Do ta them si juriste, e pritshme ishte, disa herë kam thënë se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë më shumë debate publike, një periudhë kanë qenë të suspenduara thuajse debatet publike, ajo është faza kur do të ftohen përfaqësues të iniciativave, përfaqësues të institucioneve por edhe përfaqësues që nuk e përkrahin iniciativën, të ketë një debat të tillë, ku të plasohen argumentet për dhe kundër dhe më pas Gjykata Kushtetuese të vendos”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, presidente.