Njëqind e tetëmbëdhjetë raste të reja të gripit në shtet
Prej 9 deri 15 dhjetor në shtet janë regjistruar 118 raste të reja të raportimeve në grupe për të sëmurë nga gripi – sëmundje të ngjashme me grip – 34,1 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik, të publikuar […]
Prej 9 deri 15 dhjetor në shtet janë regjistruar 118 raste të reja të raportimeve në grupe për të sëmurë nga gripi – sëmundje të ngjashme me grip – 34,1 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik, të publikuar sot pasdite.
Shtatëdhjetë e katër persona janë në moshën prej 15 deri 64 vjet. Njëzetë janë mbi 65 vjet, 14 fëmijë në moshën prej pesë deri 14 vjet dhe 10 në moshën deri katër vjet. Incidencë më e lartë regjistrohet te fëmijët e moshës deri katër vjet.
“Të sëmurët janë raportuar nga 12 QSHP/NJR, Gostivar -27, Dibër -24, Kumanovë -20, Shkup -11, Kavadar -8, Tetovë -7, ndërsa në Negotinë, Strumicë, Ohër, Kratovë, Prilep, Kërçovë dhe Radovish numri i të sëmurëve është më i vogël ose i njëjtë me pesë. Në 10 njësi raportuese të cilat regjistruan raste gjatë kësaj jave është regjistruar shumë e ulët, në dy – Kratovë, Gostivar – sezonale, ndërsa në një – Dibër – aktivitet i mesëm i virusit të gripit”, shkruan raporti.
Në sezonin 2024/2025 numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundje të ngjashme me grip është 660, tregojnë të dhënat e Institutit.
Deri në javën e 50-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë vaksinuar gjithsej 72.099 persona me vaksinë falas ose komerciale.