Mexhiti: Në Uashington takova Erin Elizabeth McKee, asistente drejtuese e USAID për Europë dhe Euroazi

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Uashington ka takuar zonjën Erin Elizabeth McKee, asistente drejtuese e USAID për Europë dhe Euroazi. “Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe USAID, një partner i rëndësishëm që ka realizuar shumë projekte dhe investime të suksesshme në vendin tonë. Në këtë […]

shtator 11, 2024 - 17:00
 0  7
Mexhiti: Në Uashington takova Erin Elizabeth McKee, asistente drejtuese e USAID për Europë dhe Euroazi

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Uashington ka takuar zonjën Erin Elizabeth McKee, asistente drejtuese e USAID për Europë dhe Euroazi.

“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe USAID, një partner i rëndësishëm që ka realizuar shumë projekte dhe investime të suksesshme në vendin tonë.

Në këtë takim mori pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. Së bashku, shqyrtuam mundësitë për të nisur iniciativa të reja që adresojnë sfidat mjedisore, veçanërisht ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Një nga temat kyçe ishte rëndësia e stabilitetit politik për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime të huaja. Ne të gjithë ramë dakord për nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të përballuar sfidat mjedisore dhe për të mbështetur nismat e gjelbra që do të ndihmojnë në mbrojtjen e ambientit në rajon”, shkruan Mexhiti.