Mexhiti: Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup

Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot për një vendim të rëndësishëm në mbledhjen qeveritare që lidhet me arsimin e lartë. Sipas tij,… The post Mexhiti: Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 16, 2025 - 19:00
 0
Mexhiti: Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup

Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot për një vendim të rëndësishëm në mbledhjen qeveritare që lidhet me arsimin e lartë.

Sipas tij, Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i është dhënë në shfrytëzim të përhershëm një parcelë prej 31.434 m², ku do të ndërtohet kampusi i ri universitar me një investim madhor prej 40 milionë euro.

“Ky projekt është investim në dije, në ëndrra dhe në mundësitë e barabarta që i duhen çdo studenti për të ecur përpara. Me këtë hap, vendosim themelet e një universiteti modern, që do të ofrojë kushte të denja për studim dhe kërkim shkencor, duke e kthyer Çairin në një vatër të gjallë të dijes dhe të zhvillimit akademik”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se është i bindur që kampusi i ri i UNT-së do të shndërrohet në një qendër të dijes, ku mijëra studentë do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

“Ky është një hap i madh për konsolidimin e infrastrukturës arsimore dhe për forcimin e rolit të arsimit si shtyllë e shoqërisë sonë. Urime!”, përfundoi ai.

The post Mexhiti: Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.