Mexhiti: Rama në tetor takohet me Mickoskin, prioritet i VLEN-it është bashkëpunimi me dy shtetet tona amë
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në SHBA realizoi intervistë me Halil Mulën, korrespondentin e RTV21 në SHBA. Duke folur për bashkëpunimin e qeverisë së re me Kosovën dhe Shqipërinë, Mexhiti njoftoi se në tetor, do të ketë takim mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Hristijan Mickoski. “E kemi lënë pra që në muajin tetor të […]
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në SHBA realizoi intervistë me Halil Mulën, korrespondentin e RTV21 në SHBA. Duke folur për bashkëpunimin e qeverisë së re me Kosovën dhe Shqipërinë, Mexhiti njoftoi se në tetor, do të ketë takim mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Hristijan Mickoski.
“E kemi lënë pra që në muajin tetor të bëhet një takim ndërmjet dy kryeministrave, kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit të Maqedonisë, apo dy qeverive, edhe këtu për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Prioritet i VLEN-it janë bashkëpunimet me këto dy shtete tona amë dhe po ashtu integrimi i vendit në Unionin Europian”, tha mes tjerash Mexhiti.