Mickoski: BDI t’i kërkojë Grubit të kthehet, dhe jo të punojë në përçarjen e popullit

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar se kjo qeveri e ka legjitimitetin e më shumë se 600 mijë qytetarëve, duke shtuar se kjo është një nga qeveritë e rralla që ka afër 80 deputetë, ndoshta edhe më shumë. Mickoski tha se BDI po vazhdon të përçajë popullin në vend që të kërkojë falje dhe të angazhohet […]

dhjetor 24, 2024 - 16:00
 0  6
Mickoski: BDI t’i kërkojë Grubit të kthehet, dhe jo të punojë në përçarjen e popullit

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar se kjo qeveri e ka legjitimitetin e më shumë se 600 mijë qytetarëve, duke shtuar se kjo është një nga qeveritë e rralla që ka afër 80 deputetë, ndoshta edhe më shumë.

Mickoski tha se BDI po vazhdon të përçajë popullin në vend që të kërkojë falje dhe të angazhohet për kthimin e të arratisurve nga drejtësia.

“E shoh që ende nuk e kanë marrë mësimin prej andej. Në mungesë të ndonjë ideje tjetër që do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët, ata përpiqen t’i polarizojnë qytetarët dhe mendojnë se një politikë e tillë u sjell rezultate. Unë mendoj se është e gjitha e gabuar dhe ata e shohin këtë në sondazhet e opinionit publik”.

“Por mirë, nëse mendojnë se duhet të vazhdojnë të punojnë kështu, le të punojnë, kjo është puna e tyre. Në vend që të kërkojnë falje dhe të kërkojnë kthimin e të arratisurve nga drejtësia, ata vazhdojnë të përçajnë njerëzit. Por populli është i urtë pa dallim etnie, populli është i urtë dhe i refuzon këto mesazhe politike nga opozita dhe kjo është mirë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, sqaroi kryeministri Mickoski.