Zëdhënësja Venera Azizi: Qeveria po ndërton transparencë që do të krijojë besim
Sot Qeveria bëri një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit me mediat – rekomanduam që NP Gazeta Zyrtare të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të qasjes elektronike falas në buletinin zyrtar për mediat dhe gazetarët. “Ne besojmë se qasja në informacionet relevante përkatës është themeli për një shoqëri të fuqishme dhe të informuar. Prandaj, në […]
Sot Qeveria bëri një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit me mediat – rekomanduam që NP Gazeta Zyrtare të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të qasjes elektronike falas në buletinin zyrtar për mediat dhe gazetarët.
“Ne besojmë se qasja në informacionet relevante përkatës është themeli për një shoqëri të fuqishme dhe të informuar. Prandaj, në një dialog të hapur me shoqatat e gazetarëve, punonjësit e medias dhe sindikatat, ne së bashku zhvillojmë zgjidhje që do të sjellin qasje dhe transparencë më të madhe”, ka informuar zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.
Ajo më tej ka shton: “Vizioni ynë është i qartë – një nivel i ri bashkëpunimi dhe besimi me median, me qëllim që çdo qytetar të ketë informacione të sakta dhe në kohë!”
Azizi ka shtuar se po punojnë me përkushtim për komunikim më të mirë dhe menaxhim më të përgjegjshëm.