Mickoski e Mexhiti në mbikëqyrje të punimeve në Korridorin 8 (Video)
Kryeministri Hristija Mickoski, së bashku me zv.kryeministrin Izet Mexhiti dhe ministrin e Transportit, Nikollovski ishin në mbikëqyrje të punimeve në Korridorin 8, në rajonin e Gostivarit. Në ngjarje e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler. Kryeministri tha se pas 2 vjet ngecjesh, po fillon të shihet puna në terren. Ndërkohë Mexhiti theksoi […]
Kryeministri Hristija Mickoski, së bashku me zv.kryeministrin Izet Mexhiti dhe ministrin e Transportit, Nikollovski ishin në mbikëqyrje të punimeve në Korridorin 8, në rajonin e Gostivarit.
Në ngjarje e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler. Kryeministri tha se pas 2 vjet ngecjesh, po fillon të shihet puna në terren. Ndërkohë Mexhiti theksoi se me sot mbyllet tema e Korridorit 8, si temë politike, ndërkaq ky është prioritet mbi prioritetet për zhvillimin e vendit.
“Shofim punimet e para që kanë dalur në sipërfaqe dhe mendoj që me sot mbyllet tema e Korridorit 8, si temë politike. Korridori 8 është prioritet mbi prioritete, për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik dhe nuk kam aspak dilemë që me “Bechtel & Enka” ne do të jemi dëshmitarë në javët që vijnë, në muajt që vijnë, në realizime të reja drejt realizimit të projektit”, tha Mexhiti.