Mickoski: Ekzistojnë dyshime për krime të bëra në Lotarinë e Maqedonisë nga ish funksionarë të lartë qeveritarë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nëse ka informacione për kontrolle në shtëpinë e Artan Grubit dhe përzierjen eventuale të ish kryeministrit Dimitar Kovaçevski, tha se ka disa informacione fillestare por se do të përmbahet nga komenti derisa të mos arrijë komunikata zyrtare nga MPB. “Ne treguam se do të ketë luftë të ashpër kundër krimit […]

dhjetor 16, 2024 - 15:01
 0  5
Mickoski: Ekzistojnë dyshime për krime të bëra në Lotarinë e Maqedonisë nga ish funksionarë të lartë qeveritarë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nëse ka informacione për kontrolle në shtëpinë e Artan Grubit dhe përzierjen eventuale të ish kryeministrit Dimitar Kovaçevski, tha se ka disa informacione fillestare por se do të përmbahet nga komenti derisa të mos arrijë komunikata zyrtare nga MPB.

“Ne treguam se do të ketë luftë të ashpër kundër krimit dhe korrupsionit për të cilat ekzistojnë dyshime se kanë ndodhur. Mund të them se ky proces filloi me eliminimin e asaj qelie, kushtimisht thënë terroriste këtu tek ne për të cilin ka dyshime se kanë patur qëllim të bëjnë aksione në kundërshtim me sigurinë e shtetit… më pas e di se ka patur informacione për aksion gjatë natës të policisë në mjedise të caktuara ku ka dyshime të bazuara se gjenden autorë të shumë veprave penale të cilët kanë ndodh në të kaluar. Shfrytëzoj rastin të kërkojë falje qytetarëve të cilët kanë patur shqetësime gjatë natës, që kanë pritur pak më tepër sec duhet, nëse kanë ndjerë ndonjë shqetësim për shkak se kanë parë persona të uniformuar, por besoni se ekzistonin dyshime të cilët mund të kontaminohen dhe për këtë shkak është dashur ky aksion policor të ndodhë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski tha se ekzistojnë dyshime për krime të bërë në Lotarinë e Maqedonisë ku janë të përfshirë individë në funksione të larta në qeveritë e kaluara.