Mickoski lexoi letrën e Ahmetit: Ka kaluar koha kur politikanët mund të ndikojnë në vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha sot se e ka pranuar letrën e dërguar dje nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në të cilën shpreh shqetësimin për vendimet e fundit të Gjykata Kushtetuese dhe ndikimi i tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit, si dhe mosrespektimin e Marrëveshjes […]

tetor 29, 2024 - 16:01
 0  5
Mickoski lexoi letrën e Ahmetit: Ka kaluar koha kur politikanët mund të ndikojnë në vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha sot se e ka pranuar letrën e dërguar dje nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në të cilën shpreh shqetësimin për vendimet e fundit të Gjykata Kushtetuese dhe ndikimi i tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit, si dhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“E mora letrën, e lexova. Letrën do ta ndaja në dy pjesë. E para është një rishikim gjeostrategjik i situatës në rajon, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe Ukrainën. Pjesa e dytë akuzon gjyqtarët kushtetues të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së se po zbatojnë një program të VMRO-DPMNE-së. Nuk e kam ditur se këta gjyqtarë zbatojnë një program të VMRO-DPMNE-së. Në letër po ashtu thuhet se është i shqetësuar për çështjen që ka të bëjë me ligjin për gjuhët dhe se kam ndërhyrë te gjyqtarët kushtetues të zgjedhur nga LSDM dhe BDI që të kenë kujdes se çfarë po bëjnë sepse në këtë mënyrë mund të destabilizojnë shtetin. Kjo është letra. Publiku le të gjykojë nëse meriton koment”, tha Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para konferencës së Bloomberg Adria, se cili është mesazhi i tij për Ahmetin pas letrës, kryeministri tha se ka kaluar koha kur politikanët mund të ndikojnë në vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai theksoi se nuk pajtohet me qëndrimin e BDI-së se kështu duhet të funksionojmë si shtet dhe se në fund nuk i pëlqen të ketë ndonjë komunikim me gjyqtarë dhe prokurorë të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së.

“Të njëjtët gjyqtarë e ulën sistemin e drejtësisë në përqindje njëshifrore,” thotë ai.

Ai informoi se fundjavën e kaluar ka pasur takim me ekspertin evropian të drejtësisë Branko Horvatin, autor i raportit të Misionit vlerësues të BE-së, i cili tani është duke punuar në një projekt të financuar nga BE-ja në Mal të Zi, nga i cili ka marrë ide cilësore në fushën e reformave në drejtësi.

“Gjatë javës së ardhshme pres të kem një takim operacional me ministrin dhe ata që tashmë janë pjesë e kësaj fushe. Le të fillojmë të punojmë tashmë. Fillimisht të fillojmë me Këshillin Gjyqësor, pastaj me Këshillin e Prokurorëve Publikë, deri në momentin që të çlirojmë gjyqësorin dhe Prokurorinë nga kufizimet partiake të BDI-së dhe LSDM-së”, tha kryeministri.

Përgjigje, letrës së Ahmetit i ka dhënë edhe Daniel Server, njohës i Ballkanit nga Universiteti “Johns Hopkins”, i cili thekson se për problemet që Ahmeti thekson në letër duhet të vendosin qytetarët e Maqedonisë, e jo dikush nga jashtë.
Ai tha se çështja e gjuhës nuk duhet vënë në dyshim, ndërsa sa i përket çështjes që ka të bëjë me heqjen e “balancuesit”, pra ndalimin e identifikimit të përkatësisë etnike të qytetarëve në institucionet shtetërore, e cila sipas Ahmetit cenon parimin e të drejtave kolektive të bashkësive etnike dhe prek thelbin e Marrëveshjes së Ohrit, Serveri thekson se preferon një sistem nuk njeh ngjyra, gjegjësisht sistem të bazuar në merita. 

Partia e Ali Ahmetit dje ka njoftuar se lideri i tyre i ka dërguar një letër liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilën shpreh shqetësimin për vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për “heqjen e mekanizmave kyç për mbrojtjen e komuniteteve” dhe ndikim në, siç thuhet, kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit.

Ahmeti paralajmëron se në situatën aktuale komplekse gjeopolitike në botë dhe në rajon, të cilën ai e konsideron më të rrezikshme se në çdo kohë që nga fundi i shekullit të kaluar, çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte, siç thotë ai pasoja të rënda për kohezionin e brendshëm dhe parashikueshmërinë.