Mickoski: Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane, presim mbështetje edhe nga BE-ja
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se vendi jonë mbetet i përkushtuar në rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe se bashkërisht dhe me ndihmën e BE-së mund të tejkalohet çdo sfidë. “Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane. Qëllimi jonë është i prerë, duam të jemi pjesë e familjes evropiane…Jemi të vetëdijshëm se para nesh qëndrojnë sfida […]
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se vendi jonë mbetet i përkushtuar në rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe se bashkërisht dhe me ndihmën e BE-së mund të tejkalohet çdo sfidë.
“Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane. Qëllimi jonë është i prerë, duam të jemi pjesë e familjes evropiane…Jemi të vetëdijshëm se para nesh qëndrojnë sfida të rëndësishme. Reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit… janë të rëndësishme për të ardhmen tonë. Këto ndryshime nuk janë kushte vetëm për integrim në BE por janë të rëndësishme edhe për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë”, tha Mickoski duke shtuar se veni jonë mbetet partner stabil i Bashkimit Evropian dhe kërkoi që Evropa të ndihmojë se si të gjejmë rrugën drejtë BE-së.
“Presim nga BE-ja që të njoh përparimin tonë, presim mbështetje e cila është tej mase e rëndësishme për integrimin tonë. Qëllimi jonë është i qartë dhe jemi të bindur se bashkë mund ti tejkalojmë të gjitha pengesat në rrugën drejt BE-së”, tha Mickoski.