Mickoski: Ne nuk jemi në fokus të administratës aktuale të Brukselit
Kryeministri Hristijan Mickoski të martën niset për në Bruksel. Para se të largohet, ai tha se nga atje kishte mesazhe të paqarta, ndërsa përsëriti edhe një herë qëndrimin se kjo The post Mickoski: Ne nuk jemi në fokus të administratës aktuale të Brukselit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryeministri Hristijan Mickoski të martën niset për në Bruksel. Para se të largohet, ai tha se nga atje kishte mesazhe të paqarta, ndërsa përsëriti edhe një herë qëndrimin se kjo qeveri nuk do të bëjë lëshime, transmeton Portlab.mk.
“Unë do të nisem për në Bruksel të martën, do të kthehem të enjten. Mesazhet nga atje nuk janë të qarta, por mesazhi ynë është i qartë. Ne kemi bërë mjaft, si asnjë vend tjetër në BE, dhe tani ju shihni një vend duke vënë veton ndaj një tjetri. E shohim që vetoja po bëhet praktikë. Ne i bëjmë reformat sipas monitorimit. Nuk jemi kërcënim, dhe meqenëse ka politikanë që kanë vendosur të mbështeten te politikanët që jetojnë në Mesjetë, ne nuk mund të bëjmë asgjë këtu. Ne si qeveri nuk do të bëjmë asnjë lëshim, nëse ata gjejnë një qeveri tjetër atëherë është mirë. Por ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim. Përndryshe mund të konstatoj se, ne si shtet, Ballkani Perendimor nuk jemi në fokus të kësaj administrate të Brukselit”, tha Mickoski.
Nga ana tjetër, një një intervistë për për “Faktor”, Mickoski tha se “jemi të përgatitur për sjelljen e ndryshimeve kushtetuese, por mesazhi është i qartë: miratimi i ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të shërbejë vetëm për hapjen e procesit. Duhet të dimë se ky proces do të përfundojë dhe kur. Me këtë po mundohemi të sigurojmë procesin nga fillimi deri në fund të negociatave”.
“Në këtë këmbëngulim, sepse në rast të një bllokade të mëtejshme, shpresa e qytetarëve do të humbasë në masë të madhe dhe do të jetë e vështirë të binden qytetarët se një ditë do të përfundojmë në Bashkimin Evropian. Besojmë fuqimisht se këto tri faza, të realizuara me konsistencë dhe vendosmëri, në fund do të rezultojnë me progres”, thotë Mickoski.
Ai vlerësoi se takimet e fundit me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë kanë përforcuar rëndësinë e dialogut, por, nënvizon, se diplomacia në këtë rast nuk ka të bëjë me dorëzimin para presionit, por me angazhimin aktiv të partnerëve tanë ndërkombëtarë për të siguruar që të kuptohet perspektiva e vendit.
“Ne theksuam gatishmërinë tonë për të punuar në mënyrë konstruktive, për aq kohë sa procesi respekton sovranitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Ndërsa Bullgaria ruan mekanizmin e vetos, përpjekjet tona janë të përqendruara në demonstrimin se integrimi evropian është një domosdoshmëri strategjike për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Ne e shfrytëzojmë mbështetjen e aleatëve të cilët pranojnë se çështjet bilaterale nuk duhet të cenojnë qëllimet më të gjera të BE-së”, thekson Mickoski.
Në fillim të këtij muaji, Mickoski tha se kanë një plan dhe strategji të qartë që po e zbatojmë për të gjashtën muaj radhazi dhe e cila është në tri pjesë. Një pjesë integrale e kësaj strategjie është një veprim i fuqishëm diplomatik ku ne do të përcjellen qëndrimet dhe argumentet e vendit. Në fazën e dytë do të nxjerrin, siç tha ai, në sipërfaqe të vërtetën “reale” dhe në fazën e tretë, theksoi ai, problemet do të zgjidhen në shtëpi.
The post Mickoski: Ne nuk jemi në fokus të administratës aktuale të Brukselit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .