Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpara drejt eurointegrimeve

Nevoja për përshpejtimin e procesit integrues dhe mirëkuptimi i përbashkët për të zhbllokuar rrugën tonë drejt BE-së ishin temat e takimit të sotëm të kryeministrit Hristijan Mickoski me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor. “Në Bruksel pata një takim me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e […]

dhjetor 18, 2024 - 22:00
 0  5
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpara drejt eurointegrimeve

Nevoja për përshpejtimin e procesit integrues dhe mirëkuptimi i përbashkët për të zhbllokuar rrugën tonë drejt BE-së ishin temat e takimit të sotëm të kryeministrit Hristijan Mickoski me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor.

“Në Bruksel pata një takim me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Në takim diskutuam nevojën që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit dhe të angazhohet përmes vullnetit të mirë dhe mirëkuptimit për të zhbllokuar rrugën tonë drejt BE-së. I shpjegova pozicionet dhe objektivat tona. Maqedonia meriton të ecë përpara në integrime”, deklaroi Mickoski.

Siç njoftoi Qeveria, kryeministri Mickoski përveç pjesëmarrjes në Samit do të ketë takime edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe me homologët e tij nga Spanja dhe Polonia, Pedro Sanchez dhe Donald Tusk.

Mickoski nesër do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), i cili do të mbahet para takimit të shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së.